Aktuale Më shumë

Filipoviq: KKZ gati për zgjedhje. Afati i dorëzimit të listave skadon në mesnatën e 1 marsit

Prej tvteuta17:49, 25 Shkurt 2022

Kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhor të Ulqinit, Vlladimir Filipoviq, në një prononcim për Televizionin Teuta tha se komisioni po mban mbledhje të rregullta dhe se është përcaktuar edhe numri i nënshkrimeve të nevojshme që duhet të mbledhin listat.  Sipas tij, komisioni nuk është i papërgatitur, por e gjithë situata me datën e zgjedhjeve ka krijuar konfuzion.

“Është përcaktuar numri i nënshkrimeve të nevojshme që listat duhet të mbledhin dhe të dorëzojnë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 27 marsit. E gjithë situata në nivel qendror dhe pasiguria për ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, ka krijuar konfuzion edhe tek ne, pasi u la të kuptohet se mund të zhvendoset data e zgjedhjeve”, tha Filipoviq.

Sipas të dhënave të fundit të MPB-së, të drejtë vote në zgjedhjet në Ulqin kanë 20.412 votues, ndërsa sipas Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, numri i nënshkrimeve për listat duhet të jetë 0.8%  nga numri i përgjithshëm i votuesve. Afati për dorëzimin e listëve skadon në mesnatën e 1 marsit dhe Filipoviq mendon se e gjithë situata i ka zënë disa parti politike të papërgatitura, por shpreson se të gjitha do ta respektojnë afatin për dorëzimin e listave.

  • 1

    Radio