Sociale Më shumë

8 PËRSONA U GJOBITËN SOT PËR MOS MBAJTJE TË MASKËS

Prej tvteuta20:08, 5 Mars 2021

Policia Komunale në bashkëpunim me Policinë e Shtetit gjatë ditës së sotme kanë gjobitur 8 përsona në komunën e Ulqinit për mos mbajte të maskës. Mbajtja e maskës është e obligueshme si në ambiente të mbyllura ashtu edhe të hapura, duke u nisur nga gjëndja e rëndë epidemiologjike në të cilën gjendet vendi ynë. Gjoba ka vlerën prej 100 eurosh. Nga organet në fjalë bëjnë apel tek qytetarët që të rrespektojnë masat mbrojtëse në luftën kundër Covid-19. Sot në komunën e Ulqinit u regjistrua numër rekord i përsonave të infektuar me këtë virus, plot 51.

  • 1

    Radio