300 kg marihuanë kapen në Serbi

Prej tvteuta15:17, 27 Janar 2022

Një sasi e madhe droge prej 300 kg u sekuestrua nga policia serbe në zonën e Tërnocit të Madh. Lajmi u konfirmua nga Ministri i Brendshëm serb Aleksandër Vulin.

Sipas mediave vendase, lënda narkotike e llojit marijuanë vinte nga Shqipëria dhe ishte ndarë në 87 pako.

Vulin përgëzoi punonjësit e sektorit të antidrogës që goditën këtë operacion të madh.

Në pranga përfunduan:  E.N. (1972), M.A. (1987), F.L. (1993), B.S. (1982) dhe A.T. (1953).

 

Burimi: Tanjug

  • 1

    Radio