Aktuale Më shumë

16 modele për Asociacionin, Lajçak: I kanë në tryezë, të zgjedhin!

Prej tvteuta14:56, 4 Mars 2023

16 modele ekzistuese për funksionimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka paraqitur i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e pohuar kjo nga ai vetë. Zyrtari I lartë I bllokut, që po ngulmon të arrihet më në fund një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë, thote se ato mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve dhe të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.

Sipas Lajçakut, dy vendet duhet të bien dakord se si do të jetë dhe si nuk duhet të jetë Asociacioni, por BE-ja, insistoi ai, nuk dëshiron të krijojë diçka që e bën sistemin e Kosovës më pak funksional. “Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë frikë. Askush nuk ka interes ta dobësojë funksionalitetin e Kosovës.

Duhet ta shohim jo si kërcënim a dënim a kompromis, por obligim në njërën anë, dhe duhet të shihet edhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës dhe definim të qartë të raporteve të Qeverisë së Serbisë me serbët e Kosovës, sipas standardeve europiane”, tha ai. I derguari I Brukselit deklaroi se Asociacioni është detyrim I Kosovës prej 10 vjetësh dhe se BE-ja e ka përsëritur “në cdo deklaratë dhe dokument që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të implementohen nga palët”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është prej kohësh nën trysninë e SHBA-së dhe BE-së që të themelojë këtë bashkësi, por ai është shprehur kundër një asociacioni njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

  • 1

    Radio