Sociale Më shumë

15.000 qytetarë të Malit të Zi kanë paraqitur interesim për vakcinim

Prej tvteuta18:33, 27 Shkurt 2021

Deri më tani, në Mal të Zi janë vakcinuar 1,288 persona kurse  pyetësori në faqen e internetit www.covidodgovor.me deri më tani është plotësuar nga më shumë se 15,000 qytetarë. Duke plotësuar këtë pyetësor të thjeshtë, qytetarët mund të tregojnë interes për të marrë vaksinën -19 dhe format e plotësuara do të kontribuojnë në një organizim më të mirë të procesit të imunizimit, thuhet nga Qeveria e Malit të Zi. Siç theksohet në njoftim, shtatë mijë doza të vaksinës Sputnik V kanë mbërritur deri më tani në Malin e Zi dhe këto ditë po zhvillohet vaksinimi i grupeve prioritare, të cilat përcaktohen nga Strategjia Kombëtare për sigurimin , Shpërndarjen dhe  implementimin e Vaksinave COVID-19.

“Vakcinat në dispozicion janë për banorët e shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve për akomodimin e personave me aftësi të kufizuara si dhe personeli që kujdeset për to. Gjithashtu, janë duke u vakcinuar punonjësit shëndetësorë dhe personeli tjetër që punon me personat e infektuar me covid 19 ,kontaktet e tyre, si dhe personat më të vjetër se 80 vjeç. Dinamika e vaksinimit të popullatës varet nga prokurimi dhe shpërndarja e vaksinave. Pas procesit të imunizimit të grupeve prioritare, do të fillojë vaksinimi i popullatës së përgjithshme. Vaksina është falas për të gjithë banorët e Mali i Zi, pavarësisht nënshtetësinë thuhet në deklaratën e qeverisë.

Imunizimi do të kryhet në Shtëpiat e shëndetit dhe caktimi për vaksinimin do të jetë i mundur duke u bazuar në prioritetet e përcaktuara.

 

B.Çoba

  • 1

    Radio