Zyrtarizohet bashkepunimi nderajonal – Marreveshja Shkoder – Ulqin

Prej tvteuta11:07, 2 Nëntor 2022

Komuna e Ulqinit dhe Bashkia Shkodër firmosën marrëveshjen “Për nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”. Ajo është konkretizuar gjatë një takimi të mbajtur në zyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i cili priti delegacionin e komunës Ulqin udhëhequr nga kryetari Omer Bajraktari.

Mundësite janë të shumta si në turizëm, art e kulturë, ashtu edhe në zbatimin e projekteve të përbashkëta me ndikim ekonomik. Dy kryetarët folën për projektet që shumë shpejt do të finalizohen dhe që kanë ndikimin të drejtëpërdrejtë për Ulqinin dhe Shkodrën, si rruga Zogaj – Skje, ura e re që lidh Ulqinin me Velipojën etj.

Kjo marrëveshje i hap rrugën të tjera bashkëpunimeve që drejtuesit vendor deklaruan se do të finalizohen në vazhdimësi, ku takimet e përbashkëta do të jenë më të shpeshta për t’i dhënë jetë projekteve në fjalë.

  • 1

    Radio