Aktuale Më shumë

Zyrtarët e Moskës po i ikin mobilizimit ushtarak

Prej tvteuta15:42, 26 Tetor 2022

Zyrtarët që punojnë për administatën lokale të Moskës, dhe autoritetet federale në kryeqytet, janë duke i ikur mobilizimit të pjesshëm ushtarak, sipas disa raportimeve në media.

Në disa departamente të administratës lokale, numri i punëtorëve meshkuj që kanë ikur nga Rusia ka arritur në 20 deri në 30 për qind të të gjithë stafit”, ka raportuar faqja, Vyorstka.

Zyrtarë politikë dhe ushtarakë u kanë premtuar shumë punëtorëve se do të përjashtohen nga thirrja, sidomos ekspertët e teknologjisë informative.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar javë më parë mobilizim të pjesshëm ushtarak për të ndihmuar në luftën e nisur në Ukrainë.

 

  • 1

    Radio