Zyrtarët e Komunës vizituan zonat e pëmbytura. Disa fshtara kanë një muaj nën ujë

Prej tvteuta18:47, 5 Shkurt 2021

Kryetari i Komunës Loro Nrekiq së bashku me nënkryetaren e Komunës Hatixhe Gjoni dhe kryeshefin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti, vizituan dje zonat e përmbytura në Anë të Malit;Lisnën,Boret,Freskanjelin dhe Shasin, ku me banorët e zonave në fjalë biseduan për problemet aktuale,por edhe mënyren e zgjidhjes së këti problemi. Banorët shprehen shqetsimin e tyre për bllokimin total të rrugës në Lisën dhe përmbytjen e tokave.

Më problemin e përmbytjeve bonorët e këtyre zonave ballafaqohen vite me radhë,viti më kritik ku niveli i ujit arriti pikën më të lartë ishte viti 2010.

Kryetari Nrekiq pasi u njoftua me situatën e krijuar nga përmbytjet si dhe dëgjoi kërkesat e banorëve u shpreh se plotësisht kupton  gjendje e tyre të cilët  për të dalë në rrugë  duhet të përdorin lundrat tani në shekullin 21. Për të zbutur  këtë problem nuk duhet ndonjë investim i madh, pasi bëhet fjalë për asfaltimin dhe ngritjen e rrugës që së pakti nga përmbytjet rruga të jetë e lirë.

Skender Tahiri banor i Lisnës njëherit edhe kryetar i Bashkësisë Lokale, është i mendimit se me një ndërhyrje në argjinatur   do ishte arritur që së pakti mos të vijë deri tek bllokimi I rrugës. Vetëm niveli I ujit të vitit 2010 do kishte depërtuar ,përndryshe me këto ndërhyrje do të kishim zgjidhur problemin e dy fshtrave shprehet Tahiri. Ai u shpreh se përmbytjet kanë sjellë dëme të mëdha në bujqësi.

Banorët e fshtit Bore janë në situatë dukshëm më të vështirë pasi ata tash më shumë se një muaj nuk shkelin në tokë,mjeti i vetëm për qarkullim është lundra,Në këtë fshat uji ka depërtuar edhe në një shtëpi. Hajredin Osmani banor i fshatit Bore tregon për telashet që pothuajse çdo vit balalfaqohen .Ata  shprehen të revoltuar se shumë nga liderët politik kanë premtuar se do të ndërmarrin masa për të zbutur këtë problem,por ata premtime kurrë nuk janë realizuar.

Syt tani i kanë nga kryetari I komunës Loro Nrekiq i cili premtoi ndërhyrje sa më të shpejtë në ndërtimin dhe ngritjen e rrugës që së pakti të kenë qasje të lëvizjes së lirë.Ai premtoi se ky problem mbrenda vitit do të zgjidhet.

Nrekiq premtoi ndërtimin e rrugës,që do të zgjidhte një problem shumë vjeçar të këtyre banorëve.Mbetet tani që premtimi i dhënë të realizohet dhe më në fund edhe ky fshat mos të ketë nevojë të lëvizin nga shëpia me lundra,por ta kenë rrugën e lirë për të qarkulluar edhe kurë ka përmbytje.

 

  • 1

    Radio