Zyrtarët e Komunës vizituan asfaltimin e rrugëve në Shëngjergj dhe Kllezën

Prej tvteuta18:48, 7 Gusht 2020

Zyrtarët e Komunës së Ulqinit të udhëhequr nga kryetari Loro Nrekiq, vizituan punimet në asfaltimin e rrugëve në Shëngjergj dhe Kllezën, të cilët ishin nevojë e komunitetit vendas. Kryetari Nrekiq tha se këto investime janë të planifikaura në buxhetin e Komunës për këtë vit dhe ishin menduar të fillonin më herët, por shtynë si rezultat i pandemisë.

Në zonën e Shëngjergjit numri i banorëve nuk është i madh, por prezenca e kishës dhe e morgut, e bën atë venbanim shumë të frekuentuar, prandaj edhe nevojitej ndërhyrja në rregullimin e rrugës dhe të vendparkimit, thotë Nrekiq.

Pas Shëngjergjit, zyrtarët e komunës vizituan edhe punimet në Kllezën. Sipas nënkryetares Hatixhe Gjoni, këto investime nuk janë pjesë e fushatës elektorale, por të planifikuara dhe të miratuara nga të gjithë pjestarët e koalicionit qeverisës.

Edhe banorët thonë se asfaltimi i kësaj rruge ishte i domosdoshmëri, pasi qasje në këtë aks kanë mbi 30 amvisëri të kësaj zone.

Në total për asfaltimin e këtyre rrugëve Komuna e Ulqinit ka ndarë mbi 100.000 euro, dhe ato  përbëjnë investimin më të madh kapital të këtij viti deri tani. Sa u përket investimeve të tjera më të mëdha me siguri që ndikim do të ketë situata me pandeminë por edhe mundësitë financiare të komunës.

  • 1

    Radio