Aktuale Më shumë

Zyrtarët e Komunës takohen me përfaqësuesit e Unionit të sindikatave

Prej tvteuta17:10, 15 Prill 2016

Kryetari i Komunës Nazif Cungu, kryetari i Kuvendit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni, pritën në një takim pune sekretarin gjeneral të Unionit të sindikatave të lira të Malit të Zi , Srgja Kekoviq dhe përfaqësuesin e këtij sindikati për Ulqinin Asllan Zenelin. Edhe pse takimi i parë i këtij lloji , gjatë bisedës u prekën një sërë temash, me theks të veçantë për situatën ekonomike, standartin e punetorëve dhe aktivitetet e paralajmëruara nga udhëheqësia e re për stabilizimin e gjendjes dhe konsolidimin e financave.

Udhëheqësit komunal u shprehen të gatshëm për bashkëpunim dhe ndihmë. Nga ana tjetër përfaqësuesit e sindikatave parashtruan kërkesat e tyre që edhe ata shkojnë në këtë drejtim. Në takim u paralajmeruan përgatitjet për një takim më të zgjeruar, çka e cila u pranua nga të dyja palet.

 

  • 1

    Radio