TURIZËM

TURIZËM Më shumë

Zyrtarët e Forcës takim me ministrin Radulloviq për projektet e Detarisë në Ulqin

Prej tvteuta9 February 2024

Në njoftimin e Forcës thuhet se: Të premten me 09.02.2024, kryetari I Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu dhe deputeti Ilir Çapuni u pritën në takim nga Ministri i Transportit dhe Detarisë Filip Radulloviq. Gjatë takimit, u bisedua për hapjen e tenderit për studimin e ndërtimit të portit të Ulqinit në Lima dhe rregullin e lundrimit në Bunë, por edhe për shtrirjen e autostradës nga Shqipria në Ulqin. Ministri i mirëpriti iniciativat që janë faktuar në Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2024 dhe shprehu gatishmërinë për rimëkëmbjen e vërtet të detarisë në Mal të Zi dhe veëanti në Ulqin – qytetin e vetëm bregdetar pa port detar.