Sociale Më shumë

Zyrtarët e Forcës kujtuan viktimat e termetit

Prej tvteuta13:30, 15 Prill 2021

42 vjet më parë, më 15 prill të vitit 1979, një tërmet i fuqishëm goditi rajonin e Ulqinit I cili la të vdekur 31 viktima në Ulqinit.

Në Komunën e Ulqinit në nderë të viktimave të termetit, me iniciativë të një grupi të qytetarëve, në janar të këtij viti është ngritur edhe një pllakë përkujtimore me emrat e viktimave. Këtë përmendore sot e vizitoi delegacioni I Forcës së Re Demokratike. Ata me rastin e 42 vjetorit të termetit vendosën kurorë me lule pranë  përmendores, për nderë të 31 viktimave të termetit.

Dr Ilir Çapuni, zyrtar I Forcës u shpreh I kënaqur që sot në këtë ditë mund ti kujtojnë viktimat së paku me një kurorë:

“42 vjet më pare qytetin tonë e ka goditur një termet I fuqishëm dhe 42 vjet më pare 31 qytetarë, miqt tanë, familjarët tanë nuk janë më me ne. Ky është viti I parë që ne shënojmë  këtë  përvjetor me një përmendore të cilën e kemi ngritur vitin e kaluar dhe faktikisht e kemi celebruar dhe  e kemi hapur në janar të këtij viti. Është një përmendore e cila jo vetëm që kujton  këto viktima të Ulqinit por kujton qëndrimin stoik, kujton solidaritetin e miqve tanë dhe është një ogur I mire sepse  ka qen një iniciativë qytetare të cilen e kemi realizuar”, deklatoi për TV Teuta Çapuni.

Ilmira Lika

  • 1

    Radio