Rajoni/Bota Më shumë

Zyrtarë të Serbisë të premten në Kosovë

Prej tvteuta16:58, 22 Shtator 2016

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë të premten dhe të shtunën do të jenë në Kosovë.Zyra për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se këta zyrtarë do ta vizitojnë Kosovën për “rëndësinë e madhe të ngecjes diplomatike në ruajtjen e Kosovës si pjesë e Serbisë”.Zyrtarët do të mund të njihen me “bukuritë natyrore të Kosovës, problemet e komunitetit serb në Kosovë, por edhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore të Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë.Në kuadër të kësaj vizite, zyrtarët pritet të shkojnë në Prizren, Hoçë të Madhe e Graçanicë.

  • 1

    Radio