Aktuale Më shumë

Zyhni Beqiraj: Malin e Zi e antarsojnë në Nato, vetëm shiptarët që banojnë atje, me të drejtat dhe liritë themelore të garantuara dhe të realizuara.

Prej tvteuta10:52, 16 Janar 2016

Siç ishte njoftuar, Sekretari i Përgjithsheëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg, realizoi vizitën e tij të parë në Shqiperi, pas antrësimit të saj në Nato.
Media e pasqyroi për sa qe e mundur tërë axhenden e tij në takimet me përfaqëauesit më të lartë të Shtetit Shqiptar, Presidentin e Republikës, Z. Bujar Nishani,, Kryeministrin, Z. Edi Rama, Ministrin. e Jashtëm Z. Ditmir Bushatin, Ministren e Mbrojtjes Zj.Mimi Kodheli., si edhe në konferencat përkatëse të shtypit të organizuara. me këtë rast. Kjo vizitë u realizua vetëm një javë pasi Nato formalizoi ftesën për antarësim në Strukturat Euroatlantike të Malit Zi.
Kësaj vizite i kushtoi një vend të veçantë duke e pasqyruar ditën e nesërme, gazeta “SHQIP”.
Si nga media ashtu dhe nga pasqyrimi në shtyp,tërhiqte vemendjën përmbajtja e deklaratave të bëra edhe nga përfaqësuesit e lartë të Shtetit Shqiptar
Por edhe sa mundem te ndjekim, nga lajmet ne media si edhe shtypi i datës 11 dhjetor 2015, askush nuk foli për detyrimet që ka Mali Zi për të garantuar, mbrojtur, siguruar, mbeshtetur e realizuar të drejtat dhe liritë shqiptarëve, që padrejtesisht jetojnë ne këtë shtet,prej një shekulli e gjysëm.
Çdo vend anëtar i Nato-s, si edhe ato vende që aspirojnë për tu bërë anëtar i tij sic është edhe Mali i Zi, veç të tjerash, ka në objektin e statusit të tij, detyrimin për garantimin dhe mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të pakicave që jetojnë në tyre, siç janë edhe shqiptarët. Edhe pse janë 25 vite pluralizëm, akoma shqiptarët nuk gëzojnë sghume nga të drejtat dhe liritë themelore edhe pse një pjesë etyre janë të garantuara edhe në Kushtetutën e Malit Zi.
Detyrimi i Shqipërisë, Institucineve të larta të shtetit të saj, pra si shtet Amë dhe njëherësh, vend anëtar i Nato-s, është te kërkojë dhe të bëjë presionin e nevojshem mbi Malin e Zi, si edhe në strukturat përkatëse euroatlantike të Nato-s që të garantohen, mbrohen dhe të realizohen të Drejtat dhe Liritë Themelore të shqiptarëve që jetojnë në trojet etnike në Malin e Zi.
Sot më shumë se kurrë shqiptarët në Malin e Zi, janë pranë ëndrrës styre shekullore për të siguruar dhe realizuar Liritë dhe të Drejtat e tyre themelore.Bashkomi i faktorit politik shqiptar dhe jo vetëm, unifikimi i kërkesave të tyre, lufta e përpjekjet demokratike  për t’i garantuar është misioni i kohës.

  • 1

    Radio