Zjarri zhvendoset drejt Valdanosit (foto+video)

Prej tvteuta17:12, 27 Gusht 2016

Zjarri i rënë sot rreth orës 12.30 në Mal të Bardhë është lokalizuar nga ndërhyrja e shpejtë e shërbimit te zjarrfikesve, ndërkohë që në këtë zonë, dy shtëpija janë djegur totalisht,por pa pasoja në njerëz pasi ato  janë evakuar.

Gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin kanë ardhur në ndihme edhe  2 helikoptera nga Serbia.Urgjenca e Ulqinit vazhdon të jetë e pranishme në këtë zonë. Oborret e shtëpive të kësaj zone   jane djegur në pjesën më të madhe të tyre.Qytetarëve iu është dashur që  të presin pemët në mënyrë që zjarri të mos depërtonte në objektet e shtëpisë.Edhe shumë vullnetare janë të gatshëm në vendngjarje për teë ndihmuar.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe  zjarri është zhvendosur nëzonen e Valdanosit,ku te gjitha shërbimet e ndërhyrjes së shpejte ndodhen atje për të lokalizuar flakët e zjarrit.

  • 1

    Radio