Zjarrëfiksat pa rroba mbrojtëse kundër zjarrit

Prej tvteuta14:43, 1 Korrik 2016

Nga dita e sotme hyn në fuqi urdhëri i kryetarit të komunës për ndalimin e zjarreve në sipërfaqe të hapura.Ndaj atyre që nuk do ti përmbahen urdhërit të kryetarit do të ngriten padi penale ,deklaroi për televizionin Teuta kryeshefi i Shërbimit  të Mbrojtjes dhe  Shpëtimit , Flamur Sela.

Nga ky shërbim njohtohemi se gjer më tani kanë pasur  140 intervenime, numër ky i përafërt me vitet e kaluara.

Sa i përket autocisternave, Sella  shprehet se janë të mjaftueshme,ata posedojnë 9 autovetura,  ndërkaq nga dita e sotme një autoveturë do të transferohet në Anë   të Malit, një në Shtoj,ndërsa një  është dhënë në shërbim Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale  për pastrimin e rrugëve , që sipas nevoje do ta kenë në shërbim edhe zjarrëfiksat.

Sa i përket fuqisë punëtore ky Shërbim ka nevojë për fuqi punëtore sezonale që kanë arritur një marrëveshje me ministrinë përkatëse pasi komuna e Ulqinit     gjendet në planin sanues dhe jemi para zgjedhjeve Parlamentare, dhe nuk guxojnë të marrin fuqi punëtore sezonale,shprehet sella.

Zjarrëfikësat shpesh rrezikojnë edhe jetën e tyre për të shpëtuar   jetën dhe pronën e  qytetarëve,por ata   sot e kësaj dite nuk kanë rrobat mbrojtëse kundër zjarrit,edhe pse   disa herë është kërkuar nga kryeshefi Sella të zgjidhet ky problem që dikujt mund të ja shpëtojnë jetën.

  • 1

    Radio