Zjarr në Ullishtë, situata është nën kontroll

Prej tvteuta16:49, 8 Shtator 2020

Një numër i konsiderushëm i ullinjëve u dëmtua nga zjarri i rënë pasditën e së martës. Kryeshefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Saubih Mehmeti për Televizionin Teuta tha se i gjithë ekipi është në terren si dhe kanë mbështetjen e ekipit të aviacionit. Situata është nën kontroll edhe pse terreni vështirëson depërtimin e automjeteve të shërbimit deri në afërsi të ullishtave. Pronarët e tyre por edhe qytetarë të tjerë ishin në ndihmë për të mundësuar fikjen e zjarrit.

  • 1

    Radio