Aktuale Më shumë

Zjarr në NP “Ujësjellës Kanalizime”  – pa dëme të mëdha

Prej tvteuta15:35, 16 Mars 2016

Sot rreth orës gjashtë të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në pjesën e brëndëshme të barakës së NP “Ujësjellës Kanalizime”. Njëra nga zyrat e sajë mori flakë si pasojë e shpërthimit të stufës për ngrohje. Drejtori i NP “Ujësjellës Kanalizime”  Fehim Avdiu për Televizionin Teuta tha se Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka arritur në kohë që të ndalojë përhapjen e zjarrit.Për  dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri drejtori Avdiu tha se janë të vogla,ku menjëherë janë duke u marrë masat për përmirësimin e tyre.

  • 1

    Radio