Zidane bie nga kali, por mënyra se si e kontrolloi situatën bëhet virale në rrjetet sociale
Prej tvteuta26 September 2022
Pamjet emocionuese të ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane, duke u përpjekur të hipte në kalë, janë shfaqur në internet. Francezi, një legjendë e vërtetë e Los Blancos, është i papunë që kur u larguar nga ekipi spanjoll për herë të dytë si trajner. Ai është menduar të marrë drejtimin e ekipit kombëtar francez pas përfundimit të Kupës së Botës FIFA 2022, pro që ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. Ndërsa 50-vjeçari po e shijon kohën e tij e tij të lirë dhe pret të kthehet në drejtimin e futbollit, një pamje interesante e elegancës së tij jashtë fushës ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Zidane po bëhej gati të kalëronte, por gjërat nuk shkuan siç ai e kishte menduarPozicioni i çekuilibruar i kalit çoi pa dashje në rrëzimin e fituesit të Kupës së Botës në vitin 1998, megjithatë, ishte qetësia dhe teknika e tij për t’u rrokullisur dhe për të shmangur një rrëzim të fortë. https://twitter.com/WolfRMFC/status/1573277647228096513?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1573300208296919041%7Ctwgr%5Eb593becc5d33371e92e1dbc9e44fb2ebce5c63ac%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzidane-bie-nga-kali-por-menyra-se-si-e-kontrolloi-situaten-behet-virale-ne-rrjetet-sociale%2F