Slider Më shumë

Zhvillimi i infrastrukturës, i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Prej tvteuta16:07, 28 Shtator 2022

Qeveria e Malit të Zi, është plotësisht e përkushtuar për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe promovimin e nismave drejt projekteve që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm social dhe ekonomik jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të gjithë rajonit. Një nga synimet më të rëndësishme të Malit të Zi, është përcaktimi i prioriteteve strategjike të investimeve në drejtim të zgjidhjes së nevojave të mëdha infrastrukturore, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq. Me ftesë të organizatorëve të Forumit të tetë të Konektivitetit Tirana 2022, Marović mori pjesë në panelin “Planifikimi dhe financimi i infrastrukturës së qëndrueshme”, që u mbajt në Durrës.
Siç tha ajo, në periudhën e ardhshme duhet fokusuar në shfrytëzimin e mundësive që ofron Plani Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbështesë vendet e rajonit në tejkalimin e krizës ekonomike në rritje.

Paneli, ishte një mundësi për të pranishmit që të shkëmbejnë mendime mbi ndikimet kryesore në zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës, me theks në mundësitë e forcimit të investimeve për zhvillimin socio-ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

  • 1

    Radio