Zhugiq zotohet për rritjen e pagave në sektorin shëndetësisë
Prej tvteuta24 February 2016
Ministri i financave Radoje Zhugiq tha se ministria e tij është e përkushtuar drejt rritjes së pagave për të punsuarit në sektorin e shëndetësisë. Deputeti i Malit të Zi Pozitiv Goran Tuponja ka deklaruar sot më herët se nga kjo parti do të insistojnë në rritjen e pagave dhe konsolidimin e tyre në këtë sektor. Zhugiq tha se nuk mund të pranohet amendamenti i Partisë Socialdemokrate sipas të cilit të punësuarit në shëndetësi do të ndahen në klasa, në varësi nga puna që bëjnë. Izet Braliq nga kjo parti ka thënë se mbështetja e tyre për këtë ligj do të varet nga pranimi i amenedamenteve që kanë dorëzuar.