Aktuale Më shumë

Zhugiq: Shpenzimet publike të mos financohen me borxhe

Prej tvteuta16:01, 31 Tetor 2016

Banka Qendrore ka përgatitur rekomandime për Qeverinë në lidhje me politikat ekonomike dhe ato do të dërgohen për shqyrtim sa më shpejt që të jetë e mundur, njoftohet nga ky institucion. Rekomandimet kanë të bëjnë kryesisht me ndryshimin e ligjit për pagat në pjesën që ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale, çka do të thotë që shpenzimet publike të financohen nga të ardhurat aktuale.

Guvernatori i Bankës Qendrore Radoje Zhugiq, tha se në rast defiçiti, nuk duhet të ulen pagat dhe pensionet por të gjitha shpenzimet e tjera jo të nevojshme publike. Zhugiq theksoi se plani të rimëkëmbjes financiare nuk duhet të rrezikojë rritjen  ekonomike , konkurencën në treg e as kategoritë më të goditura të popullsisë.

  • 1

    Radio