Aktuale Më shumë

Zhivkoviq: “Regjisorët në Beograd, interpretuesit në Podgoricë, përpjekja dështoi”

Prej tvteuta14:13, 1 Tetor 2022

Kuvendi është dashur t’i dorëzohet nënkryetareYs së Kuvendit Branka Boshnjak në mënyrë që Miodrag Llekiq të zgjidhet pa mandat në përputhje me Kushtetutën, ndërsa presidenti Millo Gjukanoviq të shkarkohet pa mendimin e Gjykatës Kushtetuese, tha Danijell Zhivkoviq, deputet i Partisë Demokratike të Socialistëve.

Deputetët të premten nuk e kanë votuar iniciativën për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Danijella Gjuroviq.

“Tani Kuvendi duhet t’i dorëzohej Branka Boshnjakut, për ta zgjedhur Llekiqin pa mandat në përputhje me Kushtetutën dhe gjithçka të përfundoi me shkarkimin e Presidentit të Shtetit pa mendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Regjisorët në Beograd, interpretuesit në Podgoricë, përpjekja dështoi”, tha Zhivkoviq.

  • 1

    Radio