Aktuale Më shumë

Zgjedhjet: Vazhdon dominimi i PDS-së, dështim i “Çelësit” dhe pakicave

Prej tvteuta10:17, 17 Tetor 2016

Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Mal të Zi, Partia Demokratike e Socialistëve fitoi numrin më të madh të votave dhe në Kuvendin e ardhshëm do të ketë gjithsej 35 ose 36 mandate. Fronti Demokratik arriti të sigurojë mbi 20% të votave dhe do të ketë 18 mandate, kurse surpriza më e mirë e zgjedheve janë Demokratët e Aleksa Beçiq, të cilët do të kenë 8 ose 9 mandate. Rezultati i koalicionit “Çelësi” është larg asaj që liderët e tij promovonin në tubimet parazgjedhore. Me vetëm nëntë mandate të fituara ato dhe partitë e pakicave mund të quhen si humbësit më të mëdhenj të zgjedhësve.

Partia Boshnjake nga 3 mandate që kishte deri tani , në të ardhmen do të përfaqsohet me 2 deputet, Iniciativa Qytetare Kroate do të vazhdojë të ketë një mandat, kurse koalicionet shqiptare kanë regjistruar rezultatin më të keq në historinë e pluralizmit në Mal të Zi, pasi do të përfaqsohen vetëm me një deputet nga koalicioni “Shqiptarët të vendosur”. Partia Socialdemokrate e Ranko Krivokapiq arriti të sigurojë 4 mandate, kurse Socialdemokratët  e Ivan Brajoviq 2 mandate. Në zgjedhje organizatat që janë marrë me vëzhgimin e tyre kanë paraqitur mjaft ankesa, shumica e të cilave ka të bëjë me presione ndaj votuesve dhe cënimin e të drejtës për votim të lirë dhe të fshehtë, si dhe probleme teknike në disa qendra votimi.

Mali i Zi Pozitiv nuk arriti të sigurojë hyrjen në Kuvend, dhe si pasojë lideri i saj Darko Pajoviq dha dorëheqje të menjëherëshme. Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq tha pas publikimit të rezultateve paraprake u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe njoftoi se qeveria e re do të formohet shumë shpejt. Edhe nga subjektet opozitare kanë drejtuar thirrje ndaj partive të pakicave që të reflektojnë dhe së bashku me to të nisin PDS-në në opozitë. Gjithsesi, në ditët e ardhshme priten bisedime intenzive për formimin e qeverisë, për të cilën sipas gjasave, edhe këtë herë do të vendosin partitë e pakicave.

  • 1

    Radio