Zgjedhjet më të shtrenjta në histori

Prej tvteuta10:08, 31 Tetor 2016

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare në Mal të Zi, vetëm për reklamim në media u shpenzuan 1.5 milion euro, çka e bën atë fushatën më të shtrenjtë në historinë e vendit, tregojnë të dhënat e Qendrës për tranzicion demokratik.

Për partitë parlamentare në vitin e kaluar  , nga buxheti u ndanë 6.56 milion euro, 2.1 milion më shumë se në vitin 2012 kur u zhvilluan zgjedhjet e mëparshme. Në gjithë këtë shumë nuk janë të llogaritura financimet jashtë buxhetit, për çka nga Prokuroria janë inicuar edhe hetime. Nga të donacionet private partitë kanë paraqitur 3 herë më shumë të ardhura se në vitin 2012, për sa është rritur edhe shuma e shpenzuar për reklamim në media, e cila para 4 vitetve ishte në rrethin e 500.000 eurove.

  • 1

    Radio