“Zgjedhjet Parlamentare 2016” në Televizionin Teuta
Prej tvteuta16:50, 7 Tetor 2016
Mbrëmë në ekranin e televizionit Teuta u transmetua emisioni i parë politik për këto zgjedhje parlamentare 2016.Të ftuar ishin përfaqësuesit kryesorë të listave zgjedhore si Genci Nimanbegu nga koalicioni “Shqiptarët të Vendosur”,Skënder Elezagiq nga “Shteti për të gjithë”, Gzim Hajdinaga nga koalicioni “Me një qëllim”,Luigj Shkrela nga koalicioni me “Hap të sigurt”, Dritan Abazoviq nga “Çelësi”, Nikoll Camaj nga Lidhja Demokratike e Shqiptarëve dhe Qazim Hoxhiq nga Social-Demokratët.
Ato patën mundësi të paraqesin programet e tyre që duan të shpalosin për të ardhmen e vendit e në veqanti të popullit shqiptar.Përvec prezantimeve,shpesh herë u kalua edhe në diskutime e debate mes tyre.Ky emision zgjati mbi 3 ore duke u transmetuar drejtpersedrejti nga studioja më e re e televizionit Teuta,ku tashmë vjen për teleshikuesit me një ere të re teknologjie dhe hapsirash.Emisioni I radhës “Zgjedhje Parlamentare 2016” do të jetë të shtunën date 8 Tetor në orën 21:00.