Zgjedhjet parlamentare me 16 tetor?

Prej tvteuta10:03, 11 Korrik 2016

Sipas burimeve të disa mediave vendase , presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq do të bëjë shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare në fund të kësaj jave. Sipas burimeve, zgjedhjet e reja do të mbahen me datën 16 tetor, dhe njëkohësisht do të mbahen edhe ato lokale në Budva , Kotorr dhe Guci.

Sipas ligjit aktual, nga data e shpalljes së zgjedhjeve deri në mbajtjen e tyre nuk mund kalojnë më pak se 60 ditë , e as më shumë se 90. Zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur në vitin 2012 ku më së shumti mandate fitoi koalicioni i Partisë Demokratike të Socialistëve , Partisë Socialdemokrate dhe asaj Liberale, të cilat me partitë e pakicave formuan qeverinë e re.

  • 1

    Radio