Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Maqedoni më 11 dhjetor

Prej tvteuta10:16, 21 Korrik 2016

Përfaqësuesit e katër partive politike nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, mesa duket më në fund kanë arritur marrëveshje dhe i akorduan kompetencat e ministrit për punë të brendshme, çështje që paraqitej si pengesë e fundit në bisedimet. Ka qenë ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily i cili ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes. Ai ka qenë pjesëmarrës në negociata dhe pritet së shpejti të prononcohet para mediave.

Siç bëhet me dije është arritur edhe marrëveshje rreth raportimit të balancuar dhe listës zgjedhore. Sipas marrëveshjes së arritur do të suspendohet Ligji i ri për punë të brendshme dhe 100 ditë para zgjedhjeve do të ketë përbërje të re qeveritare. Siç bëhet e ditur, marrëveshja është e kushtëzuar, nëse përmbushet ajo që për të cilën është arritur marrëveshje, krerët e partive më 31 gusht duhet të ulen dhe ta vërtetojnë, dhe në këtë rast zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor.

  • 1

    Radio