Politikë Më shumë

Zgjedhjet në Mal të Zi mund të mbahen në fillim të shtatorit

Prej tvteuta10:15, 11 Qershor 2020

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Mal të Zi mund të mbahen në fillim të muajit shtator, tregojnë për media burime pranë koalicionit qeverisës. Sipas tyre, në koalicion ekziston pajtueshmëri se kjo është koha më e mirë për mbajtjen e tyre, kurse shpresa të larta kanë edhe për ligjin e ri zgjedhor. Sipas tyre, pritet që Komisioni i Venecias të japë dritë jeshile për këtë ligj, çka do të ndikonte edhe tek opozita që të ulej për bisedime. Në lidhje me koalicionet eventuale akoma nuk ka diskutime serioze, por pritet që opozita të dalë e përçarë në disa lista.

 

  • 1

    Radio