Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Itali

Prej tvteuta21:48, 24 Shtator 2022

Ditën e sotme në Itali votohet për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, që mund të krijojnë qeverinë më të djathtë që ka pasur vendi që nga Lufta e Dytë Botërore, e udhëhequr nga kryeministrja e parë grua.
Zgjedhjet e parakohshme u nxitën pasi mosmarrëveshjet e brendshme rrëzuan në korrik Qeverinë e Unitetit Kombëtar të ish-kryeministrit Mario Draghi.

Sondazhet nuk publikohen gjatë dy javëve para votimit. Më parë ato treguan vazhdimisht se një koalicion i qendrës së djathtë i udhëhequr nga partia nacionaliste, Vëllezërit e Italisë, e Giorgia Melonit dhe që përfshinte gjithashtu partinë Liga Veriore të Matteo Salvinit dhe Forza Italia të Silvio Berlusconit ishin në rrugën e duhur për një fitore të qartë.

Liderja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, do të ishte zgjidhja më e mundshme për postin e kryeministrit, si kryetare e partisë kryesore të koalicionit.

Ka pasur spekulime gjatë mbylljes së sondazheve se Liga Veriore ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa është rritur mbështetja për partinë me prirje të majta, Lëvizja 5-Yje.

Vendvotimet janë të hapura nga ora shtatë e mëngjesit deri në orën 23:00 sipas kohës lokale.

Pothuajse 51 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë, nga të cilët 4.7 milionë jetojnë jashtë vendit.

Votuesit do të zgjedhin një Parlament me një numër të reduktuar ulësesh në Dhomën e Ulët (400 nga 630), ndërsa Senati do të ketë 200 vende nga 315 të mëparshme.

  • 1

    Radio