Zgjedhjet lokale: PDS kryeson në Podgoricë, PSP feston në Plluzhinë

Prej tvteuta21:42, 23 Tetor 2022

Në 13 komunat e Malit të Zi dhe kryeqytetin Podgoricë sot u mbajtën zgjedhjet lokale. Sipas të dhënave nga qendrat e votimeve, procesi zgjedhor shkoi pa proleme të mëdha, përveç në komunën e Shavnikut, ku votimi i anulua në 4 qendra, dhe ato me shumë gjasa do të përsëriten. Sa i përket daljes në votime, sipas të dhënave paraprake nga komisionet zgjedhore, shoqatat joqeveritare dhe partitë politike, në Podgoricë kanë marrë pjesë 69.3% e votuesve, çka është më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2018, por më pak se në ato parlamentare.

Në Kollashin në 34 vendvotime kanë dalë 75.27% e votuesve, në Plevlja 70.52%, Biello Polje 63%, ndërsa në Tivat 64.74.%. Edhe gjatë kësaj kohe ende janë duke ardhur rezultatet për daljen në votime, ndërsa sa i përket komunës së Tivarit, Komisioni Komunal Zgjedhor ka njoftuar se për momentin nuk mund të dalin me informata të sakta se sa ka qenë dalja në votime.

Ndërkohë ka filluar edhe ardhja e infomracioneve të fundit nga rezultatet në Podgoricë, ku deri tani më së shumti vota ka fituar koalicioni i mbledhur rreth Partisë Demokratike të Socialistëve, por që ende nuk dihet nëse do të mund të foromojë pushtetin. Në Plluzhine PSP ka njoftuar se ka marrë fitore absolute dhe do të vazhdojë të drejtojë qytetin, ndërsa rezultatet preliminare nga qytetet e tjera janë ende duke ardhur.

  • 1

    Radio