Aktuale Më shumë

Zgjedhjet lokale: Evropa Tani, forca e re në rritje

Prej tvteuta17:16, 24 Tetor 2022

Në zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 tetor në 13 komuna të Malit të Zi dhe kryeqytetin Podgoricën, PDS e presidentit Millo Gjukanoviq humbi në shumicën prej tyre, ndërsa fituesit më të mëdhenj janë lëvizja Evropa Tani, e dyshes ministrore Millojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq. Vlen të theksohet se edhe FD ka pasur rezultat të mirë, sidomos në Budva, por edhe në Tivar, komunën e sapoformuar të Zetës dhe disa komuna të tjera.

LQ ABR mund të jetë e kënaqur vetëm me rezultat në disa komuna, por jo në përgjithësi, pas është e qartë se kanë pritur rezultat më të mirë, sidmos në kryeqytet. Ky subjekt pati rritje në Tivar, Plavë dhe disa komuna veriore, por ajo nuk është e mjaftueshme që ajo të jetë faktor në formimin e pushteteve. Beteja për Podgoricën që tani mund të thuhet se u fitua nga Jakov Millatoviq, kandidati i Evropa Tani për kryetar të kryeqytetit, i cili mori përkrahjen e afër 22% të votuesve, shifër që habiti edhe optimisët më të mëdhenj.

Koalicioni i madh i mbledhur rreth kryetarit aktual Ivan Vukoviq, “Të gjithë për qytetin tonë”, jo vetëm që nuk arriti të formojë shumicën, por rezultati ishte edhe më poshtë se parashikimet parazgjedhore. Edhe pse në fushatë u munduan që të paraqiten si të distancuar nga politikat qendrore, është e qartë se kjo nuk u arrit në terren, dhe para PDS, por edhe partive të tjera aleate, mbetet të analizojnë se çka nuk shkoi në rregull dhe të nxjerrin mësim nga gabimet.

Edhe pse PDS ka humbur shumicën e komunave ku garoi në këto zgjedhje, ajo si duket do të vazhdojë të mbajë pushtetin në Biello Polje dhe Tivar, edhe pse aty me siguri do të jenë viktimë e kushtëzimeve të subjekteve më të vogla.

Humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve duket se është Partia Socialdemokrate, e cila me politikën e saj plotësisht të ngjeshur me PDS, duket se e ka humbur identitetin, dhe vështirë të pritet një dalje e tyre pa koalicion në zgjedhjet e ardhëshme.

Përveç humbjes së kryeqytetit, për PDS e dhimbshme është disfata në Danillovgrad ku kanë humbur gati gjysmën e votava nga zgjedhjet e kaluara, si dhe rezultati në qytetin e Tivatit, ku edhe pse ishte më i mirë se para dy viteve, përsëri jo i mjaftueshëm për të siguruar pushtetin. Në këtë qytet ende nuk dihet se si do të shkojnë bisedimet, por ato mund të jenë të gjata dhe pa ndonjë përfundim konkret, dhe nuk do të ishte çudi që zgjedhjet të përseriten. Sa i përket rregullsisë së procesit zgjedhor, subjektet kanë dorëzuar 49 ankesa, ndërsa në Shavnik zgjedhjet do të përsëriten në 5 qendra votimi.

  • 1

    Radio