Aktuale Më shumë

“Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më reale”

Prej tvteuta09:55, 15 Shtator 2022

Shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbaheshin deri në fund të këtij viti, do të ishin zgjidhja më e mirë dhe më e pastërt e situatës politike në Mal të Zi, konsideron deputeti  i PDS, Predrag Boshkoviq.
Ai, ka theksuar se ata të cilët e kanë formuar pushtetin pas zgjedhjeve të 30 gushtit të vitit 2020, përpiqen të arrijnë marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve.
“Megjithatë, siç shiihet, deri tani janë mbajtur 4 mbledhje por nuk është arritur  ndonjë marrëveshje për rivendosjen e raporteve me qëllim që në krye të Qeverisë ose të Parlamentit, të vendoset dikush nga strkturat e tyre”, ka deklaruar Boshkoviq, për agjencin MINA. Ai, ka shtuar se është mirë që brenda pesë ditëve të ardhshme do të dihet se si qëndron situata sepse, nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të shpall zgjedhjet.

  • 1

    Radio