Zgjedhjet e 23 tetorit, procesi zgjedhor pa probleme

Prej tvteuta10:40, 24 Tetor 2022

Në 13 komunat e Malit të Zi dhe kryeqytetin Podgoricë dje u mbajtën zgjedhjet lokale.
Sipas të dhënave nga qendrat e votimeve, procesi zgjedhor shkoi pa proleme të mëdha, përveç në komunën e Shavnikut, ku votimi i anulua në 4 qendra
Sa i përket daljes në votime, në Podgoricë kanë marrë pjesë 69.3% e votuesve, çka është më shumë se në zgjedhjet lokale të vitit 2018, por më pak se në ato parlamentare.
Në Kollashin në 34 vendvotime kanë dalë 75.27% e votuesve, në Plevlja 70.52%, Biello Polje 63%, ndërsa në Tivat 64.74.%.

Sipas të dhënave të MPB-së të drejtë vote kanë pasur 143.523 qytetarë, kurse në Tivar 39.854, në Bijello Pole 39.469, në Plevle 24.592 ,në Rozhajè 22.806, në Budve 18.783 , në Danillovgrad 13.179, në Zetë 12.524, në Tivat 11.993, në Plavë 9.364 dhe në Kolashin 6.097.
Të drejtë vote në Zhablak kishin 3031, në Pluzhinë 2382, në Shavnik 1968.
Përqindja e pjesëmarrësve në gjitha komuna ishte dicka rreth 70%

  • 1

    Radio