Zgjedhjet e 23 tetorit në 14 komuna

Prej tvteuta16:45, 22 Tetor 2022

Heshtja zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të së dielës në Podgoricë dhe 13 komuna filloi në mesnatën e mbremshme ku të drejtë vote kanë rreth 350 mijë qytetarë. Përveç Podgoricës, zgjedhje do të mbahen edhe në Tivar, Bijello Pole, Plevle, Rozhajè, Budvè, Danillovgrad, Zetè, Tivat, Plavë, Kolashin, Zhabjak, Pluzhinè dhe Shavnik.
Këto zgjedhje mbahen në momentin e një  krize të rëndë politike në Mal të Zi , ku gjatë dy viteve të kaluara janë ndërruar dy qeveri , prej të cilave kjo e dyta është në mandatin teknik, kurse në procedur është deklarimi i Parlamentit për propozimin e kryeministrit për shkarkimin e ministrave për punë të jashtme dhe të mbrojtjes Ranko Krivokapiq dhe Rashko Konjeviq si dhe iniciativa për shkarkimin e presidentit të shtetit e shef i Partisë më me ndikim, PDS Millo Gjukanoviq.
Analistët konsiderojnë se këto zgjedhje lokale janë provë gjenerale për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare. Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të duhej të mbahen në vitin 2024. Pritet që beteja kryesore të zhvillohet në zgjedhjet në Podgoricë ku jetojnë gati një e treta e qytetarëve të Malit të Zi ku
sipas të dhënave të Ministrise se Puneve te Brendshme të drejtë vote kanë  143.523, kurse në Tivar 39.854, në Bijello Pole 39.469, në Plevle 24.592 dhe në Rozhajè 22.806.
Në Budve ka 18.783 zgjedhës, në Danillovgrad 13.179, në Zetë 12.524, në Tivat 11.993, në Plavë 9.364 dhe në Kolashin 6.097.
Të drejtë vote në Zhablak kanë 3031, në Pluzhinë 2382, në Shavnik 1968.

  • 1

    Radio