Kulturë Më shumë

“ZËRI I POETESHAVE” VJEN NË ULQIN

Prej tvteuta11:22, 8 Shtator 2015

Flora Brovina,e ftuara speciale

Edicioni i 17- të i manifestimit qendror , tashmë tradicional, “DITA E POEZISË SHQIPE” që realizohet nga OJQ “HARMONIA”,i cili kësaj radhe i dedikohet letërsisë moderne të krijueseve,mbahet më 12 shtator në Art galery të Qendrës së kulturës në Ulqin.

E ftuara speciale është poetja FLORA BROVINA, kryetare e Lidhjes së shkrimtarëve të Republikës së Kosovës.

“Veprimtaria poetike e gruas krijuese në Ulqin zanafillën e ka që në fund të viteve `90-të shekullit të kaluar.Këto takime janë të vetmet në Malin e Zi dhe në vendet fqinje ,hiq takimet në Vushtrri”,- thotë bashkërenduesi i takimeve,Ibrahim Berjashi.

Ai shton se pjesëmarrjen e kanë konfirmuar gazetarja e parë e diplomuar shqiptare në Malin e Zi,Gjylie Rexha, redaktore në Radio Kosovë,pedagoge e degës së gazetarisë në Prishtinë,poetja dhe studiuesja nga Saranda Dr.Irena Gjoni, poetja dhe veprimtarja e spikatur nga Gjakova ,Migena Arllati,poetja dhe studiuesja nga Shkodra Mimoza Rexhvelaj,poetesha me prejardhje nga Ulqini, Rozafa Shpuza etj. si dhe autore vendëse.

“Me këtë rast,i pranishëm do të jetë edhe do të referojë njeri ndër analistët më të shquar të poezisë shqipe në përgjithësi,Prof.Dr.Behar Gjokaj”,- thonë në OJQ “HARMONIA”.

Projekti realizohet me përkrahjen e Fondit për mbrojtjen e realizimin e të drejtave të pakicave.

  • 1

    Radio