Zenoviq dhe Bozhoviq nesër para Komisionit për Integrime Evropiane
Prej tvteuta14:59, 26 Shkurt 2024
Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane nesër do të dëgjojë kryenegociatorin e Malit të Zi me Bashkimin Evropian (BE), Predrag Zenoviq dhe Sekretarin Shtetëror të Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Bojan Bozhoviq, për progresin e vendit në procesin e anëtarësimit.
Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, seanca do të fillojë në ora 11:00.
“Dëgjimi konsultativ i Predrag Zenoviqit, kryenegociator për negociatat për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, dhe Bojan Bozoviq, Sekretar Shtetëror i Ministrisë së Çështjeve Evropiane, negociator për grupin 1 – Të drejtat themelore me temën: “Progresi i përgjithshëm në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në BE, me fokus në prioritetet për përmbushjen e standardeve të përkohshme”, është bërë e ditur nga Kuvendi i Malit të Zi.