Sociale Më shumë

Zenka: Të mësojmë nga gabimet; ”Shqiptarët të Vendosur” edhe më të bashkuar

Prej tvteuta16:52, 17 Tetor 2016

Gjatë ditës së sotme nga koalicioni “Shqiptarët të Vendosur”, i dyti në listën e tyre zgjedhore për kandidaturën për deputet në parlamentin e Malit të Zi, Mehmet Zenka është prononcuar ekskluzivisht për televizionin Teuta. Ai shprehet se elektorati shqiptar me votën e djeshme  e zgjedhjen e tyre, na ka dënuar e na ka dhënë një mesazh të fortë,  për të ndryshuar politikën tonë.

Dje ka qënë një luftë mes votes,ku shqiptarët kanë dështuar, ku nuk fajësoj shqiptarët por ne si politikanë që mesa duket kemi zhgënjyer.Pavarësisht kësaj ai vazhdon më tej duke treguar që vota është shitur duke sjellë manipulime gjatë procesit të votimeve.Gjithsesi koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” do të vazhdojë të jetë edhe më këmbëngulës me programin e tyre dhe të bashkuar, përfundon Zenka.

  • 1

    Radio