Sociale

Sociale Më shumë

Zenka: Partitë shqiptare të rishikojnë veprimtarinë e vet

Prej tvteuta12 March 2016

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka, tha për televizionin Teuta se e ky subjekt e përshëndet krijimin e një koalicioni të gjërë në Ulqin , dhe se partitë shqiptare kanë nevojë të rishikojnë veprimtarinë e vet politike. Zenka tha se një koalicion të tillë Unioni demokratik i shqiptarëve e ka propozuar të formohet para një viti, dhe shpreh keqardhjen se është humbur kohë e madhe dhe kriza është thelluar edhe më tepër. Ai tha se ata kurr nuk kanë besuar se koalicioni i kaluarë do të funksionojë me sukses, prandaj mendon se tani është koha që të veprohet në të mirë të qytetarëve të Komunës së Ulqinit.