Aktuale Më shumë

Zenka kritikon Qeverinë dhe Gjekën: Mali i Zi u sulmua në mënyrë dinake

Prej tvteuta17:37, 17 Gusht 2022

Deputeti i koalicioni “Bashkë një za” në Kuvendin e Malit të Zi Mehmet Zenka, kritikoi ashpër Qeverinë aktuale të Malit të Zi, e cila sipas tij e ka çuar vendin në përçarje edhe më të thella me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me KOS, ndërsa nuk kurseu as ish partnerin e koalicionit , ministrin Fatmir Gjeka, i cili sipas tij, e ka shkelur marrëveshjen që kanë pasur.  Lidhur me krizën politike që po kalon vendi, ai vlerëson se zgjidhja qëndron në formimin e një qeverie kalimtare që do të përgatiste zgjedhjet e parakohëshme.

“Kudo që ka problem, zgjedhjet janë zgjidhja më demokratike. Para kësaj duhet të formohet një qeveri që do të merrej ekskluzivisht me aktivitetet parazgjedhore, përkatësisht me përgatitjen e kushteve demokratike për mbajtjen e zgjedhjeve. Kjo nuk mund të bëhet me qeverinë aktuale. Kemi parë edhe seanca ku opinionet janë diametralisht të kundërta. Në rastin e parë u prish marrëveshja për të marrë vendime të rëndësishme me dy të tretat, ndaj ajo nuk ka më besim. Ata që nuk kënaqen me konflikte dhe tensione do ta pranojnë këtë zgjidhje që më në fund të gjithë ta kenë të qartë se kush është për shtetësinë e Malit të Zi dhe për rrugën drejt BE-së”, tha Zenka.

Nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore në Mal të Zi sipas tij është bërë me qëllim në këtë moment, dhe se kjo përbën një sulm dinak dhe perfid kundër Malit të Zi, i cili ka ndaluar rrugën evropiane të vendit. Ai u shpreh kundër edhe Ballkanit të Hapur, iniciativë që sipas tij është thikë pas aspiratave për anëtarsim në BE.

  • 1

    Radio