Zeneli: Rritja e pensionit më të ulët do të ndikojë pozitivisht tek pensionistët

Prej tvteuta17:03, 23 Korrik 2020

Qeveria në mbledhjen e parë të radhës do të shqyrtojë dhe do të vërtetojë Propozimin e ligjit për sigurimin invalidorë e pensionistë. Shuma minimale e pensionit më të ulët, do të rritet mbi 13%. Nga Unioni i Sindikatave të Lira thojnë se ndryshimet e ligjit për fondin invalidor dhe pensionistë do të sjellin lehtësime të shumta për pensionistët, kurse benefitet më të mëdha do të reflektohen tek pensionistët me të ardhura më të ulëta, shprehet Asllan Zeneli, kryetar I Unionit, dega Ulqin. Ndryshimi është bërë edhe ulja e kufirit të moshës, i cili  nga viti 2003 ishte deri në moshën 67 vjeç, me propozimin tuaj duhet të jetë 66 për meshkuj, 64 për femra. Zeneli thotë që Unioni I Sindikatave të Lira ka luftuar shumë që pensionet të rriten në atë mënyrë që të moshuarit, po jo vetëm të kenë të ardhura solide dhe ta shijojnë pensionin.

  • 1

    Radio