Rajoni/Bota Më shumë

Zeneli: Protestat në SHBA drejtë paqes

Prej tvteuta11:57, 15 Qershor 2020

Më 25 maj 2020, u vra afro-amerikani  George Floyd, kur oficeri i policisë Derek Chauvin  i vuri gjunjët në qafë për gati nëntë minuta. Dy oficerë të tjerë e përmbajtën më tej Floyd-in, dhe një i katërt i ndaloi shikuesit të ndërhyjnë. Vdekja e Floyd shkaktoi demonstrata dhe protesta në të gjithë botën kundër përdorimit të forcës së tepërt nga policia, mungesës së përgjegjësisë së policisë dhe racizmit të policisë. Xheladin Zeneli për televizionin Teuta spjegon situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Në fillim të protestave të gjithë ishim të shqetësuar për jetesën tonë, sepse ishin të dhunshme, por tani kanë filluar të qetësohen dhe shpresojmë që do të rikthehet jeta në normalitet”, thotë Zeneli.

Protestat në mbarë Amerikën u bënë të dhunshme dhe shumë demonstrues u përplasën me policinë, por që thirja e vllaut të George Floyd ishte që të ndalojnë dhimbjen dhe dhunën, qetësoj një pjesë të mirë të protestuesve.

George Floyd ka lënë shenjë në historinë e SHBA, pasi  për vdekjen e tij nga policët, dhjetëra qytete e mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë. Sipas fjalëve të Zenelit, 99% e policëve në SHBA janë të kujdesshëm dhe bëjnë një detyrë të përkryer dhe një shoqëri nuk do të mund të funkcionoj pa to.

  • 1

    Radio