Zeneli: Gjendemi pranë kolapsit ekonomik

Prej tvteuta11:19, 1 Maj 2020

Me rastin e 1 Majit, ditës ndërkombëtare të punëtorëve ,në vend të protestave Unioni i  Sindikatave të Lira të Malit të Zi del me një shpallje ku situatën e krijuar nga Covid 19 e vlerëson tejet të rëndë dhe të paparë deri më tani .Pandemia që ka përfshirë globin tokësor nuk anashkaloi as Malin e Zi,deri në fund e ka zhveshur  sistemin e dobët dhe ka treguar se trijumfi i sistemit neoliberal kapitalist ka qëndruar në këmbë të brishta. Në anën tjetër atë çfarë kjo krizë ka nxjerrë në pah dhe në planin e parë ,është që punëtorët janë resurset më të rëndësishme të shoqërisë, thotë kryetari i degës së kësaj sindikate në Ulqin, Asllan Zeneli.

Ai shtoi se vetë fakti se para përhapjes së Covid 19 në komunën e Ulqinit ndihmë sociale kanë marrë rreth 200 familje,ndërsa tani numri i tyre ka arritur rreth 1 mijë, tregon se jemi para një kolapsi ekonomik.

 

  • 1

    Radio