Aktuale Më shumë

Zeneli –Çdo vit kemi përkeqësim të situatës ekonomike dhe sociale të punëtorëve.

Prej tvteuta12:13, 30 Prill 2021

Në shumë vende të botës përkujtohet më  1 MAJ  dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Asllan Zeneli kryetar i Unionit të Sindikatave të Lira dega në Ulqin deklaron për televizionin Teuta  se punëtorët në Komunën e Ulqinit nuk kanë arsy të festojnë por të protestojnë.

“Nuk kemi një përmirsim të situatës ekonomike-sociale të punëtorëve,përkundrazi çdo vit kemi përkeqësim të situatës e sidomos vitin e fundit ku  një numër i konsiderueshëm i punëtorëve kanë mbetur pa punë,ndërkohë që kohë të gjatë restorantet kanë qenë të mbyllura. Po të ishte një tjetër situatë do protestonim siç kemi protestuar vite më herët,por rrethanat e krijuar nga kovid 19 nuk lejonë që të tubohemi,andaj apeloi tek të gjithë qytetarët që ti shmangen tubimeve” u shpreh Zeneli

Sipas Zenelit dështimi total i sezonit të kaluar  turistik  vjen si pasojë e një vendimi të pa logjikshëm të Qeverisë  me mbylljen e kufijve,ku të gjithë kufinjt në rajon ishin të hapur.

Në Komunën e Ulqinit aktualisht në Entin për Punësim në pritje për punë janë rreth 1.959 persona. Zeneli u shpreh se punëdhënësit në përgjithësi abuzojnë me të drejtat e punëtorëve,sipas tij 80% të punëdhënësëve punëtorëve në bankë ju paguajnë pagën minimale, ndërsa pjesa tjetër merret në dorë,me këtë metod dëmtohet edhe arka e Shtetit ,por edhe vetë punëtorët ,ka thënë Zeneli.

 

H.Nelaj

  • 1

    Radio