Rajoni/Bota Më shumë

Zelensky: Ne kemi paralajmëruar prej kohësh se veprimet ruse nuk kufizohen vetëm në Ukrainë

Prej tvteuta21:51, 15 Nëntor 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka reaguar pasi raketat ruse kanë goditur një fshat në Polonin këtë mbrëmje – ku mbetën të vrarë dy persona.

Zelensky thotë se ka “paralajmëruar prej kohësh” se veprimet ruse “nuk janë të kufizuara në Ukrainë”, përcjell Periskopi.

Zelenskyy vazhdoi të përsërisë mbështetjen e Ukrainës për Poloninë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas që nga shpërthimi i luftës në shkurt.

  • 1

    Radio