Aktuale Më shumë

Zbritje jo më shumë se 10 cent, qytetarët të zhgënjyer

Prej tvteuta13:32, 26 Mars 2024

Ka nisur fushata “çmime të kufizuar”, e cila sipas njoftimeve do të sjellë çmime më të ulëta për rreth 500 artikuj. Megjithatë, nëse uljet aktuale të çmimeve prej një cent, dy, pesë apo dhjetë mbeten në fuqi, qytetarët nuk do të ndjejnë se kuletat e tyre janë më të mbushura. Nga ana tjetër, benzina është shtrenjtuar dy e tre cent që nga mesnata dhe krahasuar me fillimin e vitit të gjitha llojet e karburanteve janë rritur nga pesë në 15 cent.

Konsumatorët presin prej gati dy muajsh që veprimi i ri i pushtetit ekzekutiv të sjellë uljen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe kimike. Sot, për ta thënë më butë, ata u befasuan nga të ashtuquajturat ulje çmimesh, të cilat variojnë nga një deri në maksimum dhjetë cent.

Në sondazhet e mëparshme që kemi regjistruar ditët e kaluara, para fillimit të aksionit “çmim i kufizuar”, qytetarët shpresonin për një zbritje më të madhe në produktet e bebeve.

Çmimet e produkteve të tjera kimike, si pluhur larës, shampo, letër higjienike janë afërsisht të njëjta me ditën e djeshme.

Çmimet e përmendura do të vlejnë, sipas njoftimit nga Qeveria, deri më 31 maj dhe sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, realisht nuk do të ulin shpenzimet mujore të buxhetit familjar.

Nga ana tjetër, nga sot benzina është dy deri në tre cent më e shtrenjtë, ndërsa çmimi i naftës mbetet i pandryshuar. Për hir të krahasimit, rritja e parë e çmimit të derivateve të naftës këtë vit ishte më 3 janar, kur një litër Eurosuper 95 ishte një euro e 52 cent ose tetë cent më lirë se sot. Super 98 kushton 1.48, tani 1.63. Pra diferenca është 15 cent për litër. Me çmimet aktuale, nafta është pesë cent më e shtrenjtë se në fillim të vitit.

  • 1

    Radio