Zaga: Ndërmarrja jonë kërkon që zona e Kripores të jetë e shfytëzueshme për gjuetarët

Prej tvteuta15:14, 22 Dhjetor 2015

Sezoni i gjuetisë këtë vit i plotëson parashikimet e veta, por nuk është në nivel të kënaqëshëm. Temperaturat e larta ishin problem gjatë kësaj periudhe për gjuetarët vendas, por edhe për të huaj, kështu shprehet drejtori i NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave Ajet Zaga.

Në vitin 1983 me vendimin e Kuvendit Komunal aprovohet ligji i gjuetisë  dhe Kriporja e Ulqinit shpallet rezervat. Prej atij viti e gjërë në muajin prill të këtij viti respektohet ky vendim.  Në konfereca të mbajtura në Podgoricë dhe Ulqin, Komuna e Ulqinit dhe delegacioni europian janë dakorduar që Kriporja e Ulqinit duhet të jetë zonë e mbrojtur dhe të ndalohet gjuetia. NP për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave ka bërë kërkesë që kjo zonë të vazhdoj të jetë pjesë e shfrytëzueshme nga gjuetarët, duke rrespektuar dhe ruajtur mjedisin, e kjo nuk është asgjë tjetër veçse respektimi i ligjit të vitit 1983 shprehet Ajet Zaga.

Numri i të antarësuarve në këtë ndërmarje ka arritur të jetë mbi 600 anëtar, ku edhe njëheri drejtori Zaga bën apel tek të gjithë gjuetarët të respektojnë ligjin e gjuetisë dhe që veç ditën e diele të dalin për gjoje.

  • 1

    Radio