Sporti Më shumë

Ylli i rugbit, Liam Hampson, gjendet i vdekur në një klub nate të Barcelonës

Prej tvteuta17:57, 20 Tetor 2022

Ylli i ragbit është gjetur i vdekur në një klub nate të Barcelonës këtë javë, ka  konfirmuar policia spanjolle.

24-vjeçari, Liam Hampson, i cili ka luajtur për skuadrën australiane Redcliffe Dolphins, kishte udhëtuar nëpër Evropë me disa miq dhe lojtarë të tjerë të këtij sporti.

Ai u raportua i zhdukur për më shumë se 30 orë përpara se stafi në klubin e natës Sala Apolo të zbulonte trupin e tij të mërkurën në mëngjes. Mësohet se vdekja po trajtohet si aksident.

Miku dhe shoqëruesi i tij i udhëtimit AJ Brimson ngriti alarmin në një postim në Instagram në fillim të kësaj jave, duke zbuluar se askush nuk e kishte parë Liam për më shumë se 24 orë.

Motra e Liamit, Tiarna, foli në rrjetet sociale për të konfirmuar vdekjen tragjike të vëllait të saj.

“Duke u zgjuar me lajmin më të trishtuar të mundshëm për Liam. Jemi të shkatërruar kur zbuluam se Liam pati një aksident dhe nuk mbijetoi”, shkroi ajo

  • 1

    Radio