Sociale Më shumë

“Xixëllonjat ” tani ndriçojnë më fortë

Prej tvteuta15:30, 14 Prill 2021

Kopështi Xixëllonjat ka hapur dyert e objekit të ri, me hapsira të mëdha i cili mund të pranojë deri në 120 fëmijë. Objekti gjendet përballë gjimnazit të Ulqinit dhe i  plotëson të gjitha kushtet për argëtimin dhe edukimin e me te vegjelve . me rastin e hapjes solemne për të mirpritur më të vegjlit u organizua një koktej dedikuar pikërisht atyre. Drejtoresha e këtij insititucioni Suela Dibra Kaca tha për Televizionin Teuta se realizimi i një projekti të tillë është një ëndërr e bërë realitet jo vetëm për të por për të gjithë stafin e këtij kopështi. Më të vegjlit e këtij kopështi do të jenë të ndarë në 8 grupe sipas moshës së caktuar, për të cilët do të kujdesen edukatoret e këtij kopështi. Emri i kopështit Xixëllonjat ka vite tashmë që njihet dhe është shembull i punës dhe përkushtimit, duke bërë kështu që shumë prindër tu besojnë atyre më të vegjlit.

Arjona Resulani

  • 1

    Radio