Aktuale Më shumë

Xhemal Kapllanbegu nuk është më trajner i KF Otrant Olympic

Prej tvteuta18:38, 27 Shtator 2022

Trajneri dhe ish futbollisti i njohur në qytetin e Ulqinit Xhemal Kapllanbegu nuk do të jetë më trajner i KF Otrant Olimpik . Ai këtë vendim e ka marrë , pas humbjes së Otrant Olimpik në Nikshiq,

Xhemal Kapllanbegu ka udhëhequr klubin e Ulqinit dhe ndoshta është më meritori për arritjen e suksesi më të madh në historinë e klubit të qytetit tonë. Trajneri Kaplanbegu arriti që brenda dy viteve, ekipin e Otrantit nga liga e tretë ku merrte pjesë ta dërgojë në ligën e dytë dhe prej aty në barazhin për në ligën e parë, gjë që paraqet një sukses të padiskutueshëm për këtë klub.

Përndryshe Otrant Olimpik, nuk ka arritur asnjë fitore deri më tani, ka tre barazime dhe katër humbje.

Më shumë rreth kësaj, mundëni ta ndiqni në emisionin “Kronika e Ulqinit”,sonte të martën në ora 20:30.

  • 1

    Radio